image Shefi i BE-së: Bashkimi Evropian do të vazhdojë të përkrahë Kosovën

Kosovë

Shefi i BE-së: Bashkimi Evropian do të vazhdojë të përkrahë Kosovën

news image

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi takoi shefin e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomash Szunyog, njofton Gazeta Sinjali.

Ata diskutuan mbi projektet që kjo zyrë po realizon në Kosovë dhe planin e miratuar të BE-së për ekonomi dhe investime në Ballkanin Perëndimor, me fokus të veçantë në digjitalizimin dhe ekonominë e gjelbër.

Ambasadori Szunyog citohet të ketë thënë se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të përkrahë Kosovën dhe se plani për investime do të kontribuojë për një ekonomi të qëndrueshme dhe tejkalimin e pasojave nga pandemia COVID-19.

Kurse, ministri Kuçi, sipas kumtesës së ministrisë, e ka njoftuar Szunyog për zhvillimet në avancimin e politikave dhe veprimeve në përkrahje të energjisë së ripërtërirë. Ai tha se janë të koncentruar në rrugën e integrimit evropian dhe në zbatimin e parimeve për ekonomi të gjelbër.

Sipas komunikatës, të dy u dakorduan të vazhdojnë takimet më shpesh, pasi natyra e MEA-së i lidhë shumë në investimet dhe orientimet e programeve në të ardhmen. /Gazeta Sinjali/