image Shefi i agjencisë bërthamore të OKB-së viziton Ukrainën

Botë

Shefi i agjencisë bërthamore të OKB-së viziton Ukrainën

news image

Shefi i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për mbikëqyrje bërthamore, Rafael Grossi, gjendet në Ukrainë për të biseduar për “sigurinë e centraleve bërthamore të këtij shteti”, njoftoi sot Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.

Qëllimi i vizitës së drejtorit të përgjithshëm [Rafael Grossi] është për të iniciuar sigurinë dhe mbështetjen e sigurisë për ndërtesat bërthamore të Ukrainës”, u tha në deklaratën e agjencisë.

Që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës, forcat ruse kanë marrë nën kontroll centralin e çmontuar bërthamor të Çernobilit dhe centralin në Zaportizhja.

ANEB-i u ka bërë thirrje palëve të përfshira në konflikt që të garantojnë siguri për centralet bërthamore të Ukrainës.

/GazetaSinjali/