Komanda qendrore amerikane (Centcom) ka thënë se ka goditur objektiva në Iran gjatë fundjavës, në një deklaratë që erdhi vetëm pak minuta pasi Kuvajti njoftoi se ishte nën sulm.
Duke i etiketuar veprimet e tyre “ vetëmbrojtje”, SHBA-të thanë se goditën “radarët dhe vendet e komandës dhe kontrollit të dronëve iranianë në Goruk, Iran dhe ishullin Qeshm”, shkruan The Guardian.
Centcom tha se sulmi ishte në përgjigje të “veprimeve agresive iraniane“, përfshirë “rrëzimin e një droni amerikan MQ-1 që po vepronte mbi ujërat ndërkombëtare”, transmeton Sinjali.
Sulmet amerikane shënojnë herën e tretë që armëpushimi midis Iranit dhe Amerikës është shkelur që kur u ra dakord në fillim të prillit. Në të dyja rastet e mëparshme, Teherani dhe Uashingtoni minimizuan rëndësinë e shkëmbimit të sulmeve dhe armëpushimi arriti të vazhdonte.
Veprimi i fundit vjen në mes të një stuhie grindjesh diplomatike midis administratës Trump dhe udhëheqjes së Iranit për të siguruar një armëpushim të qëndrueshëm dhe për të rikthyer anijet në ngushticën e Hormuzit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!