image SHBA: Rreth 90 mijë vota të panumëruara në Georgia

Botë

SHBA: Rreth 90 mijë vota të panumëruara në Georgia

news image

Vazhdon numërimi i votave në disa shtete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas njoftimeve të fundit janë rreth 90 mijë e 735 vota për t’u numëruar në Georgia, transmeton Gazeta Sinjali.

Njoftimin për votat e panumëruara e dha sekretari i Georgias, Brad Raffensperger, shkruan CNN. Pritet që gjatë orës 10:30 paradite sipas kohës lokale të mbahet një konferencë për shtyp nga sekretari i shtetit.

Kujtojmë që Georgia me 16 vota elektorale është një ndër shtetet kyçe e cila mund të jetë përcaktuese në fitimin e zgjedhjeve. Biden kryeson me 264 vota elektorale, ndërsa Trump ka 214. /Gazeta Sinjali/