Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit kanë regjistruar 7 milionë persona të infektuar, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, transmeton Gazeta Sinjali.
22 janari i këtij viti ka qenë data kur u shënua në SHBA rasti i parë me COVID-19. Sot, pas tetë muajve dhe 203 mijë viktimave, Amerika numëron 7 005 746 raste.
Vetëm 3 shtete të tjera në botë kanë raportuar mbi 1 milion raste me koronavirus.
Ato janë: India (5,8 milionë), Brazili (4,6 milionë) dhe Rusia (1,1 milionë). /Gazeta Sinjali/