image SHBA regjistron mbi 60 mijë raste të reja me koronavirus

Botë

SHBA regjistron mbi 60 mijë raste të reja me koronavirus

news image

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar mbi 60 mijë raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Përballë rritjes së pandalshme të shifrave, Amerika po mbyllet sërish, ndërsa autoritetet rajonale po shpërfillin udhëzimet e Trump për rihapje të ekonomisë.

Ndërsa, Kalifornia me 330 mijë raste, riktheu kufizimet mes shpërthimit të rasteve me koronavirus, duke njoftuar pezullim të menjëhershëm të të gjitha aktiviteteve të brendshme në restorante, bare, qendra argëtimi, kopshte zoologjike dhe muze.

Qyteza e konte rreth Floridës po rikthejnë masat shtrënguese të hequra në maj pas rënies së infektimeve.

Aktualisht në SHBA numëron mbi 3,3 milionë raste të konfirmuara dhe më shumë se 135 mijë jetë të humbura. /Gazeta Sinjali/