image SHBA pezullon disa fonde për Kosovën për shkak se nuk po hiqet taksa

Kosovë

Njoftim/ SHBA pezullon disa fonde për Kosovën për shkak se nuk po hiqet taksa

news image

Agjencia qeveritare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), ka bërë të ditur se nuk do të ndajë fonde për Kosovën, derisa qeveria e vendit ta heqë plotësisht dhe pa kushte tarifën ndaj mallrave nga Serbia.

Përmes një komunikate për media, MCC në mbrëmjen e sotme, ka njoftuar për qëndrimin e SHBA-së ndaj tarifave të Kosovës.

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës karshi tarifave të Kosovës ndaj mallrave nga Serbia është i qartë. Heqja e këtyre tarifave do të përmirësojë ekonominë e Kosovës dhe do të ndihmojë në reduktimin e varfërisë, nëpërmjet zhvillimit ekonomik”, thuhet në komunikatën e MCC’së.

Agjencia qeveritare amerikane  po ashtu ka thënë se të pezullojë zbatimin e programeve të saj në Kosovë derisa të zgjidhet çështja e tarifës.

“Vendimi për t’i vazhduar programet e MCC’së varet nga veprimet e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë. MCC shpreson se Qeveria e Kosovës do të vendosë të zgjidhë këtë çështje të tarifës sa më parë, në mënyrë që të vazhdojnë programet. Sapo të arrihet një zgjidhje, MCC do të vazhdojë operacionet e saj”, thuhet në komunikatën e tyre.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë ka thënë se nuk ka pasë asnjë njoftim zyrtar për tërheqjen e fondeve të MCC. /Gazeta Sinjali/