COVID-19

Të infektuar

126

Të sheruar

10

Të vdekur

1

Deklaratë/ A i suspendoi SHBA-ja 200 milionë euro fonde për Kosovën? Përgjigjet Kurti

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk ka pasë asnjë njoftim zyrtar për tërheqjen e fondeve të MCC.

 “Nuk kam njoftim të tillë zyrtar dhe jam pak i hendikepuar, për shkak se njoftimet dhe lajmet e ndryshme që vijnë të pa verifikuara apo gjysmë të verifikuara, nuk e kam as për së afërmi kohën e dikurshme që t’i ndjek”,  citohet të jetë shprehur Kurti në një prononcim për media.

Dje në media është raportuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bllokuar fondet e planifikuara që të investoheshin në Kosovë përmes MCC.

Sipas këtyre raportimeve, drejtori i MCC, Sean Cairncross përmes një bisede telefonike i ka thënë kryeministrit Kurtit se do të bllokohen 50 milionë eurot e MCC, ashtu sikurse do të bllokohet edhe projekti i gazit, ku ishte paraparë që të investohen rreth 150 milionë euro të tjera./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin