image SHBA në gjendje alarmante nga Covid-19, mbi 38 milionë të infektuar

Botë

SHBA në gjendje alarmante nga Covid-19, mbi 38 milionë të infektuar

news image

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shënuar numër rekord i vdekjeve nga COVID-19, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit 3 mijë e 24 persona kanë vdekur duke e çuar kështu numrin e viktimave nga koronavirusi në 636 mijë e 733.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins”, numri i personave të infektuar me COVID-19, ka tejkaluar 38,7 milionë.

Kalifornia renditet e para në vend me mbi 4,3 milionë raste, ndiqet nga Teksasi me mbi 3,5 milionë dhe Florida me mbi 3,2 milionë raste.

Gjithashtu, me 65 mijë e  629 vdekje, Kalifornia renditet e para në ShBA për sa i përket numrit më të lartë të viktimave nga COVID-19 , kurse Teksas me 56 mijë e 345 vdekje dhe New York me 54 mijë e 152 vdekje. /GazetaSinjali/