image SHBA miraton projektligjin që ndalon abortet pas 6 javësh të shtatzënisë

Botë

SHBA miraton projektligjin që ndalon abortet pas 6 javësh të shtatzënisë

news image

Legjislatura e shtetit të Iowa-s në SHBA miratoi një ditë më parë gjatë një seance urgjente një projektligj që ndalon abortet sapo zbulohet një rrahje zemre tek fetusi, rreth javës së gjashtë të shtatzënisë .

Projektligji pritet të nënshkruhet nga guvernatori republikan i shtetit, Kim Reynolds, i cili thirri seancën e posaçme të legjislaturës pasi Gjykata e Lartë e Iowa-s më 16 qershor bllokoi zbatimin e një mase të ngjashme të miratuar në 2018.

Projektligji u miratua me 32 vota pro dhe 17 kundër, me senatorët që votuan në bazë të partisë së cilës i përkasin, ndërsa protestuesit pro abortit u mblodhën jashtë Kapitolit lokal.

Projektligji ndalon të gjitha abortet, me disa përjashtime, sapo të zbulohet një rrahje zemre fetale, përpara se të formohet një zemër normale. Nuk parashikon përjashtime për shkak të moshës së gruas shtatzënë apo gjendjes së saj mendore.

Përpara votimit përfundimtar demokratët u përpoqën më kot që të miratonin disa ndryshime. Timmy Broën-Powers sugjeroi përfshirjen e përjashtimeve për rastet kur gruaja shtatzënë është 12 vjeç ose më e re.

“Për hir të Zotit, ky është abuzim me fëmijët”, tha ai. “Ne jemi ulur këtu duke debatuar një projekt-ligj për të shpëtuar foshnjat, por ne do të lejojmë një 12-vjeçare, një 11-vjeçare, një vajzë 10-vjeçare ta kalojnë këtë?” pyet ajo.

Shannon Lundgren, një republikane, kundërshtoi se projektligji do të lejonte abortet pas javës së 6-të të shtatzënisë në disa urgjenca mjekësore dhe ishte në gjendje të bindte kolegët e saj të refuzonin amendamentin e shtyrë nga demokratët./abcnews.al

/GazetaSinjali/