image Ky është gjinekologu që u arrestua nën dyshimin që mundësoi abortin e 14-vjeçares që u dhunua në Gjilan

Siguri

Ky është gjinekologu që u arrestua nën dyshimin që mundësoi abortin e 14-vjeçares që u dhunua në Gjilan

news image

Policia e Kosovës ka arritur që të identifikojë dhe të arrestojë sot gjinekologun Arsim Gashi, i cili dyshohet se në muajin mars të këtij viti në poliklinikën “Galaxy” në Prishtinë ka mundësuar një abort.

Gashi dyshohet se për 500 euro, në kundërshtim me Ligjin për Ndërprerjen e Shtatzënisë, kreu abortin e 14-vjeçares nga Gjilani, e cila dyshohet se është dhunuar seksualisht nga 21-vjeçari me inciale Sh.J. (emër i njohur për redaksinë) dhe shoku i këtij të fundit, 30-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesi i Gazetës Sinjali tha se me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, ndaj Gashit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Për mundësimin e abortit që rrezikoi jetën e 13-vjeçares, e cila ngeli shtatzënë pas keqpërdorimit seksual që dyshohet se iu bë nga 21 vjeçari dhe 30-vjeçari në janar dhe në shkurt të këtij viti, kur ajo ishte vetëm 13-vjeç, Gashi dyshohet se përfitoi 500 euro.

“Në të njëjtën ditë, mjeku e ka kryer abortin, për të cilin unë kam paguar 500 euro”, ka deklaruar i dyshuari në polici./Gazeta Sinjali/