image SHBA me shifër rekorde të viktimave nga COVID-19

Botë

SHBA me shifër rekorde të viktimave nga COVID-19

news image

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po prijnë me numrin më të madh të rasteve të vdekjeve nga COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Numri i qytetarëve të vdekur në SHBA nga COVID-19 tashmë ka kaluar shifrën prej 600 mijë njerëzve.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 600 mijë e 12 viktima janë konfirmuar deri të martën, e kjo shifër është më e larta e regjistruar në ndonjë vend.

SHBA-ja prin edhe me totalin e rasteve të konfirmuara pozitive, me gjithsej 33.5 milionë raste pozitive.

Sipas të dhënave të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, mbi 173 mijë njerëz kanë marrë së paku një dozë të vaksinës antiCOVID, që e përkthyer në përqindje i bie që rreth 52 për qind e popullatës amerikane janë vaksinuar të paktën me njërën dozë të vaksinës.

Ndërsa rreth 43 për qind e popullsisë, ose rreth 144 mijë banorë, janë vaksinuar me të dyja dozat.

Pas SHBA-së, numrin më të lartë të viktimave e kanë Brazili, mbi 488 mijë, dhe India me mbi 377 mijë, ndërsa në Evropë prin Mbretëria e Bashkuar me mbi 128 mijë viktima.

Në të gjithë botën, COVID-19 ka prekur mbi 176 milionë njerëz, prej të cilëve, mbi 3.8 milionë kanë vdekur./GazetaSinjali/