B.GJ është gjetur i vdekur në qendrën e paraburgimit në Pejë, dyshohet se ka kryer vetëvrasje, raporton Sinjali.
Për të ndjerin Shetet e Bashkuara të Amerikës kishin bërë kërkesë për ekstradim.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore te Pejës, Shkodran Nikçi.
“Në qendrën e paraburgimit në Pejë, një i paraburgosur dyshohet se është vetvarur. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obdukim. Viktima ka qenë nën masën e paraburgimit, lidhur me kërkesën për ekstradim në SHBA”, tha Nikçi për Sinjalin.
Ndryshe, para pak ditësh në SHBA është ekstraduar Imer Shahini nën dyshimet për mashtrim me miliona. Shahini është vëllai i gruas së nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajt.
Sinjali do të ju mbajë të informuar për B.Gj dhe dosjen e tij se për çka e kishte kërkuar SHBA.