SHBA-të kanë thënë se do të ndalin 1 miliard dollarë ndihma për Afganistanin, duke fajësuar dështimin e presidentit Ashraf Ghani dhe të rivalit të tij më të madh politik, Abdullah Abdullahut, për t’u pajtuar që të hynin të bashkuar në negociata me Talibanët.
Një ndalesë tjetër prej 1 miliardë dollarësh mund të ndërpriten në vitin 2021, ka thënë sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo pasi një vizitë surprizë në Kabull të hënën dështoi që të bindte dy liderët politikë që të arrinin marrëveshje me talibanët.
Pompeo nënkuptoi se ndihma mund të rikthehej nëse ata do të ndërronin mendjen, shkruan The Guardian.
“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera me ta dhe me atë se çka nënkupton sjellja e tyre për Afganistanin dhe interesat tona të përbashkëta,” tha Pompeo në një deklaratë të shkruar. “Dështimi i tyre ka dëmtuar marrëdhëniet ShBA-Afganistan, për fat të keq duke çnderuar ata afganë, amerikanë dhe partnerët e koalicionit që kanë sakrifikuar jetën e tyre në përpjekjen për të ndërtuar të ardhme të re për këtë vend.”
“Për shkak se dështimi i lidershipit pozon kërcënim direkt ndaj interesave kombëtare amerikane, qeveria amerikane do të iniciojë një rishikim të krejt bashkëpunimit tonë me Afganistanin,” shtoi më tej Pompeo.
Në një marrëveshje të ndarë më 29 shkurt me talibanët, ShBA-të thanë se 5 mijë të burgosur do të liroheshin në këmbim të 1 mijë ushtarëve qeveritarë afganë që po mbahen nga kryengritësit.
Por, qeveria afgane insistonte se nuk ishte pajtuar që të lironte aq shumë të burgosur menjëherë para se të arriheshin negociata paqësore më të gjera.