image ShBA-ja kërkon nga Kina të ndajë informacione për shpërthimin e ri të COVID-19

Botë

ShBA-ja kërkon nga Kina të ndajë informacione për shpërthimin e ri të COVID-19

news image

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i ka bërë thirrje Kinës që të ndajë informacione rreth shpërthimit të ri me infektime nga COVID-19 që po përjetojnë.

Blinken, mes tjerash, në një konferencë për media shtoi se rritja e numrit të rasteve me virus ka ndikuar në botë teksa shtoi se Amerika është e gatshme që t’i japë vaksina amerikane Kinës, shkruan Euronews.

“Është e rëndësishme për të gjitha shtetet, përfshirë Kinën, të përqendrohen në vaksinimin e qytetarëve, që testimet dhe trajtimet të jenë të qasshme dhe më e rëndësishmja, të ndajnë informacionet me botën lidhur me problemet me të cilat po përballen”, tha Blinken.

“Ka ndikime jo vetëm për Kinën, por për gjithë botën”, tha Blinken.

/GazetaSinjali/