Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga Kosova rritje të kapaciteteve të prodhimit të energjisë elektrike me qymyr, në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.
Në raport thuhet se SHBA-të planifikojnë për Kosovën “përmirësime në termocentralet me qymyr dhe projektet e gazifikimit të qymyrit në Kosovë”.
Shtetet e Bashkuara thanë se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor dhe avancimi i interesave ekonomike amerikane në rajon e bëjnë SHBA-në “më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë”, sipas një dokumenti të Departamentit amerikan të Shtetit (DASH). Raporti thotë se “kontestet e pazgjidhura dhe ndasitë e mbetura e minojnë stabilitetin rajonal”.
Dokumenti po ashtu thekson mbështetjen për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë profesionale të mbrojtjes territoriale, si dhe përmend modernizimin e termocentraleve me qymyr dhe projektet e gazifikimit të qymyrit në Kosovë si pjesë të prioriteteve energjetike në rajon.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!