image Abdixhiku: Jemi partia me rritjen më të madhe në vend

Politikë

Abdixhiku: Jemi partia me rritjen më të madhe në vend

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, vlerëson se partia e tij, në një vit e gjysmë, është me rritjen më të madhe në vend.

Abdixhiku këto komente i dha në shënimin e 33-vjetorit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Ne jemi dyfishuar. Prandaj në një vit e gjysmë jemi partia më rritjen më të madhe në vend. Prandaj në një vit e gjysmë na janë bashkuar kryetar komunash, deputetë të kuvendit, anëtar të shoqërisë civile, profesionistë me integritet, popullaritet, dhe përkushtim të palëkundur”, ka thënë Abdixhiku.

“Prandaj në një vit gjysmë, pritjet për ne janë më të mëdha, sepse përballë popullzimit e qasjes që popullzimi që sjellë, LDK është gjithmonë fener i udhëheqjes drejt ndryshimeve monumentale historike”, ka deklaruar ai.

/GazetaSinjali/