image ShBA-ja do të ofrojë ndihmë shtesë të sigurisë për Ukrainën

Botë

ShBA-ja do të ofrojë ndihmë shtesë të sigurisë për Ukrainën

news image

Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje shtesë të sigurisë për Ukrainën, teksa Qeveria në Kiev po përballet me pushtim të shkallës së gjerë, tha Pentagoni të premten, duke shtuar se ende nuk është vendosur se cila është mënyra më e mirë për të dërguar ndihmë.

“Dua të jem i qartë: Ne do të ofrojmë mbështetje shtesë të sigurisë për Ukrainën. Ne do ta bëjmë këtë. Por, si do të dërgohet kjo ndihmë, ende nuk është përcaktuar”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby dhe shtoi se “hapësira ajrore mbi Ukrainë është e kontestueshme”, raporton REL.

Para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës, ShBA-ja kishte realizuar disa dërgesa për forcat e armatosura ukrainase.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar kundër ndërhyrjes së jashtme në konflikt.

/GazetaSinjali/