image SHBA-ja dhe talibanët arrijnë marrëveshje për përfundimin e luftës në Afganistan - Sinjali

Siguri/ SHBA-ja dhe talibanët arrijnë marrëveshje për përfundimin e luftës në Afganistan

news image

SHBA-ja dhe aleatët e saj në NATO, do të tërheqin të gjitha trupat nga Afganistani brenda 14 muajve, nëse talibanët realizojnë zotimet e tyre, sipas marrëveshjes së arritur të shtunën. Njoftimi për tërheqjen e trupave, u zyrtarizua përmes një deklarate të përbashkët SHBA-Afganistan, në Kabul.

Marrëveshja që u nënshkrua të shtunën në Katar, ka për qëllim arritjen e paqes në Afganistan pas më shumë se 18 vjet konflikti. E bisedimet mes qeverisë në Afganistan dhe talibanëve do të vazhdojnë.

“Koalicioni do të përfundojë tërheqjen e forcave nga Afganistani brenda 14 muajve pas shpalljes së kësaj deklarate të përbashkët”, thuhet tutje në njoftim.

SHBA-ja dërgoi trupat në Afganistan, disa javë pas sulmeve të shtatorit 2001 nga grupi al-Kaeda në New-York.

Më shumë se 2.400 ushtarë amerikanë janë vrarë gjatë konfliktit në Afganistan. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: