image SHBA-ja dërgon rreth 300 ushtarë në Kosovë

Siguri

SHBA-ja dërgon rreth 300 ushtarë në Kosovë

news image

Rreth 300 anëtarë të Gradës Kombëtare të Indianës janë nisur sot për në Kosovë në një mision 9 mujor që ka për qëllim garancinë e sigurisë për kosovarët, raporton thetimes, përcjell Sinjali.

Ekipi luftarak i Brigadës së 76-të, së Divizionit të 38-të i cili përfshinë afërsisht rreth 20 ushtarë nga Indiana Veriperëndimore, u nisën nga kampi i Atterbury të shtunën si “Ushtarët e Task-Forcës” dhe fillimisht u ndalën në Gjermani gjatë rrugës për të ardhur në Kosovë.

Kur të arrijnë në Kosovë, ushtarët e task-forcës do të udhëheqin Komandën Rajonale – Lindje, nën autoritetin e NATO-s në mbështetje të Operacionit Joint Guardian, një mision shumëkombësh që ruan lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës që nga viti 1999.

Koloneli Chris Mabis, udhëheqës i ‘Task Force Nighthawk’, tha gjatë ceremonisë së nisjes se ushtarët e Gardës Kombëtare të Indianës “përfaqësojnë më të mirën që Shtetet e Bashkuara kanë për të ofruar”.

Ai gjithashtu falënderoi familjet e ushtarëve që lejuan anëtarët e tyre të përfaqësojnë Indianën dhe Shtetet e Bashkuara dhe t’u shërbejnë njerëzve në nevojë, larg shtëpive të tyre.

Kujtojmë se trupa nga Polonia, Zvicra, Letonia, Turqia, Sllovenia, Greqia, Hungaria dhe Italia po ashtu shërbejnë në Komandën Rajonale – Lindje në Kosovë që prej përfundimit të luftës.

Ndryshe, 635 trupa amerikane aktualisht shërbejnë në misionin paqeruajtës në Kosovë.

/GazetaSinjali/