image ShBA i dhuron FSK-së donacion në vlerë të 190 mijë dollarëve

Siguri

ShBA i dhuron FSK-së donacion në vlerë të 190 mijë dollarëve

news image

Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar 190 mijë euro donacion nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Sinjali.

Ky donacion përfshin pajisje moderne për zbulimin e rrezeve X dhe pajisje të tjera.

Kështu ka bërë të ditur ambasada amerikane në Kosovë, përmes një postimi në Twitter, në të cilin thuhet se pjesëtarët e FSK-së janë trajnuar paraprakisht për përdorimin e duhur të tyre.

“Ambasada e ShBA-së në Prishtinë dhuroi donacion prej mbi 190.000 dollarësh të sistemeve të zbulimit me rreze X dhe pajisje të tjera, përderisa i ka trajnuar pjesëtarët e Njësisë për Asgjësimin e Mjeteve Shpërthyese të FSK-së për përdorim të duhur të këtyre sistemeve”, thuhet në njoftimin e ambasadës./Gazeta Sinjali/