image ShBA e shpalli "non grata"/Berisha tregon nëse do të heqë dorë nga mandati i deputetit

Shqipëri

ShBA e shpalli “non grata”/Berisha tregon nëse do të heqë dorë nga mandati i deputetit

news image

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe anëtarët e familjes të tij që nga dje nuk kanë të drejtë të futen në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me shpalljen e tij person “non grata”, Berisha sot ka mbajtur një konferencë për media, gjatë së cilës njoftoi se ka autorizuar avokatin e tij për të ngritur padi ndaj sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken.

Berisha u pyet nga gazetarët nëse është i gatshëm që të heq dorë nga mandati i deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.

“Nëse sekretari i Shtetit do të paraqiste prova, do të konsideroja çdo gjë. Por, jo prova të montuara në Tiranë, në zyrat e Edi Ramës. Le të nxjerrin provat nëse kanë. Unë kam hapur gjyq dhe le t’i paraqesin provat para gjykatësit”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, “për shkak të kundërshtimit që i bëra projektit të ndarjes së Kosovës apo ndryshimit të kufijve, ka pasur përpjekje që qëndrimi im të kualifikohej si konspiracion ndaj politikës së jashtme të SHBA-së”./Gazeta Sinjali/