image SHBA dhe Rusia arrijnë marrëveshjen, shkëmbehet basketbollistja amerikane me trafikantin e armëve

Botë

SHBA dhe Rusia arrijnë marrëveshjen, shkëmbehet basketbollistja amerikane me trafikantin e armëve

news image

Rusia dhe SHBA kanë arritur marrëveshjen për shkëmbimin e basketbollistes amerikane me trafikantin e armëve ruse.

Vetë Presidenti Biden, ka njoftuar se Rusia ka liruar yllin e basketbollit amerikan, Brittney Griner, në këmbim të lirimit nga Shtetet e Bashkuara të tregtarit famëkeq rus të armëve Viktor Bout.

Ajo është e sigurt. Është në avion, duke u kthyer në shtëpi,” tha zoti Biden në një postim në Twitter.

Presidenti Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris bideuan në telefon me zonjën Griner nga Zyra Ovale, tha një zyrtar amerikan.

/GazetaSinjali/