Sharon Stone ka thënë se ka pasur një abort të vështirë kur ishte vetëm 18-vjeçare.
Aktorja 63-vjeçare e filmit “The Basic Instinct” ka shkruar në librin e saj të kujtimeve se ishte i dashuri i saj i parë ai që e kishte lënë shtatzënë derisa ishte një adoleshente që po rritej në Pensilvani.
Në librin e kujtimeve me titull “Bukuria e të jetuarit dy herë”, Stone ka thënë se ishte seksualisht e papjekur dhe nuk e dinte që mund të mbeste shtatzënë, shkruan People.
Ajo ka sqaruar se me të kuptuar se po priste një fëmijë, bashkë me të dashurin e saj kishin shkuar në një klinikë në Ohio për të kryer abortin pasi këtë nuk po arrinte ta bënte në vendin ku jetonte.
Aktorja e famshme e Hollywoodit ka thënë se ishte ndier shumë keq pas abortit mirëpo nuk kishte guxuar t’ia tregonte askujt këtë pasi duhej të mbetej një sekret. /Gazeta Sinjali/