image Dua Lipa dhe i dashuri i saj me veshje interesante ecin rrugëve të Hollywoodit

Modë & Stil

Dua Lipa dhe i dashuri i saj me veshje interesante ecin rrugëve të Hollywoodit

news image

Këngëtarja e njohur, Dua Lipa u pa të enjten, duke shëtitur bashkë me të dashurin e saj rrugëve të Hollywoodit.

Ajo çka bie në sy është stili interesant i çiftit, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Sinjali.

Dua kishte të veshur një bluzë me ngjyrë të gjelbërt, të cilën ajo e kombinoi me xhup ngjyrë rozë dhe një fustan me ngjyra të tjera.

Dua kombinoi maskën e saj me ngjyrë rozë, ndërsa i mbante flokët e saj të lidhur me një llastik.

Anwar, ishte i veshur me një palë pantallona me grafitë të shtypura, ngjyrë të gjelbërt, ku kishte kombinuar me të njejtën ngjyrë edhe maicën.

Ata kishin me vete edhe qenin, të cilin e kanë adaptuar para disa ditësh.

/Gazeta Sinjali/