Zvicra barazoi 1:1 me Italinë, të premten mbrëma në Romë, në kuadër të kualifikimeve për Botëror.
E pas përfundimit të këtij takimi ka folur futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili ishte i zemëruar.
Sipas tij, Zvicra meritoi barazimin, pasi Jorginho dështoi në fund nga pika e bardhë.
“Në lojë jemi paraqitur me plan. Kemi luajtur ndeshje shumë të mirë, sidomos në pjesën e parë. I kemi shkaktuar shumë probleme Italisë. E kemi merituar këtë barazim”, tha Shaqiri.
“Penalltia ishte pak qesharake për mua, por është pjesë e futbollit”.
“Çdo gjë është ende në dorën tonë. Nga kjo pikë e vështrimit, mund të jemi të kënaqur. Bullgaria duhet të mposhtet së pari. Jam i bindur se shumë tifozë do të vijnë në stadium”.