Xherdan Shaqiri ishte lojtari kryesor i Zvicrës në fitoren vendimtare të Grupit A ndaj Turqisë e cila përfundoi me rezultat 2-1 ku Shaqiri realizoi dy gola e që ishin jashtëzakonisht të bukur, transmeton Sinjali Sport.
Pas ndeshjes, Shaqiri tha se ishte shumë i lumtur me dy golat e tij.
“Jam i kënaqur me paraqitjen time, sidomos me golin e parë që e shënova me këmbën e djathtë. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që ndihmova ekipin me dy gola. Reaguam mirë pas humbjes me Italinë dhe jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në përgjithësi”, tha Shaqiri.
“Kjo ndeshje ishte vendimtare sot. Jam pak i zhgënjyer me golin që pranuam por edhe kundërshtarët kanë kualitet dhe mund të shënojnë në çdo moment. Ndoshta mund të shënonim edhe dy gola tjerë por e rëndësishme është që fituam”, përfundoi sulmuesi shqiptar. /Gazeta Sinjali Sporti/