image Shala – zyrtarëve të Nismës: Linçimet ndaj meje juve ju dobësojnë e mua më forcojnë

Kosovë

Shala – zyrtarëve të Nismës: Linçimet ndaj meje juve ju dobësojnë e mua më forcojnë

news image

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, i ka cilësuar si mosmirënjohës disa nga ish-kolegët e tij të Nismës, duke thënë se të njëjtit kanë përfituar ekonomikisht e politikisht nga ai.  

“Ndonëse nisur nga ky fakt për gjatë gjithë jetës sime nuk kam vepruar kundër së keqes së askujt, por vetëm asaj produktive, pra të mirës dhe mirënjohjes se së përgjithshmës për së cilin. Ndërsa, disa kolegë të Nismës që veçse kanë përfituar nga unë ekonomikisht e politikisht, paskan filluar të më gjejnë behane”, ka shkruar ai në Facebook.

Madje, Shala i ftoi që ta ndalin këtë çasje ndaj tij, shkruan Gazeta Sinjali.

“Prandaj çasja e tillë për të përfituar politikisht me shantazhe dhe linçime vetëm do i dobsojë dhe mua do me forcoj. Nëse mendojnë vërtetë luftë speciale do të ngelin humbës dhe unë si çdo herë fitimtar, ngase kam mjaft ushtarë që po me bashkohen, por jo luftëtarë të pushkës, por të pendes dhe betejav të politikës, me të cilët në zgjedhjet e ardhshme do të dal edhe me triumfues si çdo herë, përkundër ju humbëseve dhe mosmirënjohësve”, ka shkruar më tej ai. /Gazeta Sinjali/