Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është dashur të shkonte në Shtëpinë e Bardhë, ‘t’i hiqte thikat’. Pasi ky i fundit, ditë më parë deklaroi se nuk kishte shkuar për shkak se sipas tij ka thika mbi hartën e Kosovës.
“Do të duhej të shkonte t’i hiqte thikat.Do të duhej të shkonte të mbronte vendin e tij…Kjo s’ka asnjë kuptim, kryeministri nuk mund të mos shkojë, por, ai nuk shkoi për arsye që unë shpjegova”, u shpreh Shala. /Gazeta Sinjali/