image Shala pyet Kurtin: Pse propozim-rezoluta e prezantuar mban firmën e Mimoza Kusari-Lilës

Politikë

Shala pyet Kurtin: Pse propozim-rezoluta e prezantuar mban firmën e Mimoza Kusari-Lilës

news image

Nënkryetari i Kuvendi të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, e ka pyet kryeministrin, Albin Kurti se pse rezoluta e propozuar është e nënshkruar nga shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

“Po e pyes kryeministrin a është projekt rezolutë projekt propozim i Qeverisë, sepse në fund të tekstit është emri i shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka pyetur deputeti, Kujtim Shala.

Kurti është përgjigjur, duke thënë se rezoluta është e të dyve dhe se s’dallojnë asnjë pik në qëndrim.

“Është edhe e imja edhe grupit parlamentar, dhe kemi vënë firmën e njërit, pikërisht që të mund të diskutohet me grupet parlamentare, për versionin final”, tha kryeministri./GazetaSinjali/