image Shala i Nismës e quan joligjore dhe jokombëtare ankesën e LVV-së në Gjykatën Supreme

Kosovë

Reagimi/ Shala i Nismës e quan joligjore dhe jokombëtare ankesën e LVV-së në Gjykatën Supreme

news image

Endrit Shala nga Nisma Socialdemokrate ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të tre kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët janë ankuar në Gjykatën Supreme kundër vendimit të djeshëm të PZAP-së.

Vendimi për rinumërimin e 1,472 vendvotime do t’i linte jashtë Kuvendit Enver Halitin, Arta Bajralian dhe Alban Hysenin e LVV-së të cilët për këtë janë ankuar në Gjykatën Supreme. Ankesën e tyre Shala i Nismës e ka cilësuar jo të ligjshme dhe jokombëtare, shkruan Gazeta Sinjali.

“Këqyrni deputetët e Vetëvendosjes qysh po mundohen me i kthy votat e kontrabanduara të Serbisë. Ata le ta mbajnë në ndërgjegjjen e tyre se si ata, diçka e cila është e paligjshme, jokushtetuese… ta bëjnë një veprim që përveçse është jokushtetues dhe joligjor, është edhe jokombëtar”, ka thënë Shala për Gazetën Sinjali.

Edhe përmes një postimi në Facebook, Shala ka thumbur LVV-në me një video të përfaqësuesit të kësaj partie në KQZ, Adnan Rrustemit.

““Erdhi dita” të demaskohen këta “patriotat” ..!!! Ja çfarë thoshin ata para popullit (normal vetëm kur janë pranë TV) për pakot me zarfa të kontrabanduara nga Serbia.!!!
Këta janë ata që tentojnë të grabitin mandate me pako me zarfa të Vucicit !!!”, ka qenë mbishkrimi i Shalës në një video ku Rrustemi i LVV-së flet për votat e ardhura nga Serbia.

3 mijë votat nga Serbia, sipas vendimit të djeshëm të PZAP-së, anulohen. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/OfficialEndritShala/videos/579926619478501/?t=1