Shakira publikoi videoklipin e këngës së saj ‘Acrostico’, me fëmijët e saj Milan dhe Sasha, dhe zemëroi Gerard Pique.
Ky i fundit kërkoi ndihmën e avokatit të tij, pasi siç pretendonte ai nuk ishte informuar për daljen e tyre në të.
Më konkretisht, videoja e filmuar me sa duket në shtëpinë e tyre të mëparshme në Barcelonë para se të transferoheshin në Miami, shfaqte fëmijët duke kënduar së bashku me nënën e tyre ndërsa e shoqëronin në piano.
Kjo ishte arsyeja pse Pique u zemërua dhe u konsultua me avokatët e tij. “Ai është në gjendje shoku. Ai ka folur me avokatin e tij për të përcaktuar se çfarë veprimesh mund të ndërmerren”, tha Marisa Martin Blazquez.
Ndërkohë, burime pranë Piques, të kontaktuara nga emisioni “Ya es mediodia”, thanë se “Kjo do të shënojë një pikë kthese në marrëdhënien e tyre”./abcnews.al