Ylli i muzikës pop, Shakira ishte viktimë e një sulmi të rastësishëm nga një tufë e derrave të egër, derisa po shëtiste në një park në Barcelonë me djalin e saj tetëvjeçar.
Këngëtarja kolumbiane tha se kafshët e sulmuan atë, para se të kapnin çantën e saj dhe të tërheqin me të në mes të drunjëve, shkruan Daily Mail.
Ajo ndau historinë e saj të çuditshme në një seri tregimesh në Instagram.
Duke mbajtur çantën tani më të shqyer drejt kamerës, ajo tha: “Shikoni se në çfarë gjendje e kanë sjellur çantën time dy derra të egër që më sulmuan në park.”
“Ata po e çonin çantën time në pyll me telefonin tim,” vazhdoi këngëtarja. /GazetaSinjali/