image Shakira flet për përvojat e vështira: Vështirësitë më mësuan se sa e fortë jam

Bota e Yjeve

Shakira flet për përvojat e vështira: Vështirësitë më mësuan se sa e fortë jam

news image

Këngëtarja kolumbiane, e njohur për hitet “Hips Don’t Lie”, “Whenever, Wherever” dhe “She Wolf”, ka folur për mësimet që ka nxjerrë nga vështirësitë personale dhe profesionale, përfshirë ndarjen e shumëpërfolur nga ish-futbollisti Gerard Piqué në vitin 2022.

Në një intervistë për revistën “People”, ajo ka reflektuar mbi mënyrën se si përvojat e jetës e kanë forcuar.

“Në të kaluarën kam menduar se isha më e dobët sesa më tregoi jeta se jam në të vërtetë”, ka thënë ajo.

Sipas saj, çdo përvojë e vështirë sjell një mësim të vlefshëm.

“Pas çdo përvoje në jetë ka gjithmonë një mësim. Duhet të jemi mirënjohës edhe për njerëzit që na lëndojnë, sepse në fund na bëjnë më të fortë dhe më të mirë”, ka thënë ajo.

Shakira ka treguar se, po të mund t’i jepte një këshillë vetes në të 20-at, do ta inkurajonte të kishte më shumë besim në vetvete dhe të shijonte më shumë jetën.

“Do t’i thoja asaj vajze të re të besojë më shumë te vetja dhe të shijojë më shumë jetën. Edhe nëse nuk dukemi më si në të 20-at tona, është e bukur të jesh vetvetja dhe të pranosh atë që je”, ka thënë ylli.

Në një intervistë për “Marie Claire UK”, Shakira ka folur edhe për dashurinë dhe marrëdhëniet, duke e cilësuar monogaminë si “një utopi”, por duke theksuar se ende beson në dashuri.

“Nuk mund të them se nuk besoj në dashuri. E kam parë te prindërit e mi, të cilët kanë qenë bashkë për më shumë se 50 vjet. Thjesht unë nuk kam qenë aq me fat”, ka thënë ajo.

Këngëtarja ka shtuar se mbështetjen më të madhe e ka gjetur te fëmijët, fansat dhe miqtë e saj më të afërt.

“Jam kompensuar në mënyra të tjera: me dashurinë e fansave të mi, të fëmijëve të mi dhe të miqve të vërtetë.”

Duke cituar shkrimtarin Oscar Wilde, ajo ka theksuar se miqësia është një nga format më të pastra të dashurisë.

“Kur erdhën vështirësitë, atëherë kuptova sa e rëndësishme është miqësia. Miqtë e vërtetë mbeten pranë teje gjatë gjithë jetës”, ka thënë ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/