Deputeti shqiptar në Kuvendin Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas zgjedhjes së Memli Krasniqit në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai i ka uruar suksese Krasniqit në udhëheqjen e Partisë. Tutje ai ka shtuar se sa më të mira partitë në Kosovë, mundësitë për Luginën do të jenë edhe më të mëdha.
“Uroj z.Memli Krasniqi për zgjedhjen e tij kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. I dëshiroj suksese në udhëheqjen e partisë. Përgëzime delegatëve për mbarëvajtjen e Konventës. Sa më të mira partitë politike në Kosovë, aq më shumë mundësi edhe për Luginën e Preshevës“, ka shkruar ai në Facebook./ Gazeta Sinjali/