image Shaip Kamberi për protestën kundër Albanofobisë: Një dritëz në terrin fashist e ksenofob

Rajon

Shaip Kamberi për protestën kundër Albanofobisë: Një dritëz në terrin fashist e ksenofob

news image

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar për protestën e organizuar në Beograd kundër racizmit ndaj shqiptarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë protestë Kamberi e ka cilësuar si një “dritëz në terrin fashist e ksenofob”.

“Në Beograd sot po mbahet marsh protestues. OJQ ‘Gratë në të zeza’ protestojnë kundër Albanofobisë në rritje në Serbi me moton ‘Stop racizmit’. Një dritëz në terrin fashist e ksenofob të nënqiellit të dominuar nga trinomi Vuçiq-Vulin-Daçiq”, shkroi Kamberi në Facebook./Gazeta Sinjali/