image Shaip Kamberi: Jemi fitues të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi

Rajon

Shaip Kamberi: Jemi fitues të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi

news image

Shqiptarët sot kanë votuar për anëtarë të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, në të cilin kanë pas të drejtë vote rreth 36 mijë shqiptarë të regjistruar në listën e posaçme zgjedhore.

Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi ka thënë se Partia për Veprim Demokratik është fituese e zgjedhjeve të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Ky është njoftimi i Kamberit:

Partia për Veprim Demokratik – fituese e zgjedhjeve për KKSH. Uroj anëtarët, simpatizuesit dhe përkrahësit e PVD për fitoren.Bashkërisht i sollëm fitoren Listës sonë zgjedhore dhe dëshmuam se jemi partia më e madhe në Luginën e Preshevës.#VazhdojmëBashkë Urime.

/GazetaSinjali/