image Sfishta tregon se kur do të lirohen konviktet për studentët pasi u bënë karantinë - Sinjali

Sfishta tregon se kur do të lirohen konviktet për studentët pasi u bënë karantinë

news image

Drejtoi i konvikteve, Fatmir Sfishta në një prononcim për Gazetën Sinjali ka thënë se sipas vendimeve që i ka marrë Qeveria e Kosovës, konviktet do të lirohen më 27 mars, në ditën kur pritet të rifillojë mësimi dhe banimi në konvikt. Teksa ka shtuar se nëse qeveria merr vendime të tjera do t’i respektojnë.

“Se di, nuk kemi informacionet, deri më tani e kemi deri vetëm datën 27 e kemi të konfirmuar. Vendimi i sotëm për karantinimin të Qendrës së Studentëve thirret në vendimin e datës kur është marrë”, ka thënë fillimisht ai.

Sfishta më tej ka deklaruar se të gjitha konviktet janë në të gatshme për t’u shfrytëzuar, pasi është bërë dezinfektimi i tyre.

“Të gjitha konviktet, Qendra e Konvikteve i përfshinë tetë konvikte, nuk ka  të gjitha konviktet nuk ka të përcaktuar se cilat konvikte, të gjitha janë të gatshme. Janë bërë dezinfektimi, çdo pajisje, batanije, është e pastër”.

Sfishta ka thënë se studentët nuk do të kthehen në konvikte pa i ndërmarrë masat e nevojshme për sigurinë e tyre.

“Sigurisht në proces e sipër do të vendoset për këtë çështje, nuk do të vijnë studentët këtu pa u marrë një vendim se a është e sigurt për studentë”, ka thënë ai.

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim që Qendrën Studentore ta bëjë karantinë për personat e prekur nga koronavirusi dhe sipas këtij vendimi Konviktet janë nën menaxhimin e Ministrisë së Shëndetësisë. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin