Tani janë bërë pesë vjet nga dilema për fustanin e famshëm i cili i bëri të gjithë të vinin në dyshim se çfarë ngjyre ishte realisht, Billie Eilish ju vë në mëdyshje edhe një herë për këtë çështje. Kësaj herë, nuk bëhet fjalë për atletet e këngëtares, e cila nuk bie dakord me të atin për sa i përket ngjyrës së tyre.
Billie i ka postuar atletet e saj në Instagram, duke thënë se babai i saj pretendoi se ato ishin ngjyrë “rozë dhe të bardhë”, ndërsa sipas saj nuk e kishin atë ngjyrë. Billie thotë se atletet janë në ngjyrë mente dhe të bardhë.
Në fakt edhe shumë fansa mendojnë se atletet janë ngjyrë rozë dhe të bardhë… gjë që me sa duket e bëri Billie-n ta merrte seriozisht këtë çështje.
“Jo, edhe ju djema jeni duke thënë se ato janë rozë dhe të bardhë”, shkroi Billie në një video ku shfaqet e tronditur.
Përfundimisht, njerëzit janë të ndarë në disa grupe, ata që mendojnë se atletet janë rozë me të bardhë, ata që mendojnë se janë mente me të bardhë dhe ata që mendojnë se atletet janë mente dhe rozë./Gazeta Sinjali/