image ‘Lufta me grafite’ në Beograd mbi pushtimin e Ukrainës

Rajon

‘Lufta me grafite’ në Beograd mbi pushtimin e Ukrainës

news image

Në rrugët e kryeqytetit serb, Beograd, mbështetësit dhe kundërshtarët e pushtimit rus të Ukrainës po i shfaqin qëndrimet e tyre me ngjyra spreji.

Ky mural me presidentin rus, Vladimir Putin, u shfaq në një cep të rrugës së Beogradit në fillim të marsit. Më vonë portreti i tij u shfytyrua me ngjyrë të kuqe si vrragë gjaku dhe syze dielli.

Vepra e artit politik është një nga shembujt e shumtë të grafiteve pro-ruse që shfaqen në Beograd, ndërsa më pas janë manipuluar, në mes të pushtimit rus që po ndodh në Ukrainë.

Ky mural me presidentin rus, Vladimir Putin, u shfaq në një cep të rrugës së Beogradit në fillim të marsit. Më vonë portreti i tij u shfytyrua me ngjyrë të kuqe si vrragë gjaku dhe syze dielli. Vepra e artit politik është një nga shembujt e shumtë të grafiteve pro-ruse që shfaqen në Beograd, ndërsa më pas janë manipuluar, në mes të pushtimit rus që po ndodh në Ukrainë.

Në të majtë të muralit të Putinit, artisti fillimisht pikturoi fjalën “brat” (vëlla). Dikush më pas fshiu shkronjën e parë me ngjyrë të kaltër, duke lënë fjalën “rat” (luftë). Së fundmi, një mbështetës i Rusisë rivendosi shkronjën “B” dhe theksoi shkronjat e tjera me ngjyrë të zez.

Në të majtë të muralit të Putinit, artisti fillimisht pikturoi fjalën "brat" (vëlla). Dikush më pas fshiu shkronjën e parë me ngjyrë të kaltër, duke lënë fjalën "rat" (luftë). Së fundmi, një mbështetës i Rusisë rivendosi shkronjën "B" dhe theksoi shkronjat e tjera me ngjyrë të zez.

Pranë muralit të Putinit, disa simbole “Z” janë shkruar me ngjyrë në një gardh të përkohshëm. Simboli u bë një emblemë e pushtimit të Ukrainës kur trupat ruse u urdhëruan të shkruanin shkronjën “Z” në automjetet e tyre për t’u dalluar kolonat ruse nga forcat ukrainase.

Pranë muralit të Putinit, disa simbole "Z" janë shkruar me ngjyrë në një gardh të përkohshëm. Simboli u bë një emblemë e pushtimit të Ukrainës kur trupat ruse u urdhëruan të shkruanin shkronjën "Z" në automjetet e tyre për t'u dalluar kolonat ruse nga forcat ukrainase.

Një “Z” e kryqëzuar në tokë para një statuje të Nikolait II, carit të fundit të Rusisë. Aktivistët pro-rusë kanë mbajtur disa mitingje këtë vit dhe para se të marshojnë nëpër qendër të Beogradit, ata mblidhen te kjo statujë.

Një "Z" e kryqëzuar në tokë para një statuje të Nikolait II, carit të fundit të Rusisë. Aktivistët pro-rusë kanë mbajtur disa mitingje këtë vit dhe para se të marshojnë nëpër qendër të Beogradit, ata mblidhen te kjo statujë.

Një grafit me parullën “Vdekje Amerikës”, së bashku me një shkronjën “Z”. Ndjenjat anti-amerikane në Serbi kanë qenë të përhapura që nga bombardimet e vitit 1999 të NATO-s në Jugosllavi, në të cilat u vranë të paktën 489 civilë.

Një grafit me parullën "Vdekje Amerikës", së bashku me një shkronjën "Z". Ndjenjat anti-amerikane në Serbi kanë qenë të përhapura që nga bombardimet e vitit 1999 të NATO-s në Jugosllavi, në të cilat u vranë të paktën 489 civilë.

Në shumë vende në qendër të Beogradit, shihen grafite me shkronjën “Z”, simbol i luftës ruse në Ukrainë.

Në shumë vende në qendër të Beogradit, shihen grafite me shkronjën "Z", simbol i luftës ruse në Ukrainë.

Bluza të dizajnuara me motive ruse, si: shkronja “Z”, parulla “Ushtria ruse”, ose me protretin e Vladimir Putinit shihen në shitje edhe në një tezgë në Beograd, maj 2022.

Bluza të dizajnuara me motive ruse, si: shkronja "Z", parulla "Ushtria ruse", ose me protretin e Vladimir Putinit shihen në shitje edhe në një tezgë në Beograd, maj 2022.

/GazetaSinjali/