image Detaje nga protesta e PSD-së para qeverisë, lëndohen dy policë

Siguri

Detaje nga protesta e PSD-së para qeverisë, lëndohen dy policë

news image

Partia Socialdemokrate ka organizuar sot një aktivitet para objektit të Qeverisë së Kosovës, përmes të cilit “paralajmëroi” se Kosova po shkon drejt një “autokraci me tendencë totalitare”, shkruan Gazeta Sinjali.

Derisa aktivistët e kësaj partie po ngjyrosnin muret e objektit të qeverisë me parullën “Krejt dhe drejt = I gjithë pushteti i sovjetëve”, policia njofton se janë lënduar dy zyrtarë policorë.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovcit, protestuesit nuk i janë bindur urdhrave të zyrtarëve policorë dhe i kanë penguar ata në kryerjen e detyrës zyrtare.

“Sot rreth orës 12:15 në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, një grumbull personash kanë zhvilluar një aktivitet të paparalajmëruar. Përkundër faktit që këtyre personave u është bërë e qartë nga policia se veprimet e tilla janë të palejuara, të njëjtit duke shpërfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, me veprimet dhe sjelljet e tyre kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare.

“Si pasojë e veprimeve të lartcekura dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta përderisa, në objektin e qeverisë janë vendosur grafite. Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen përderisa po koordinon veprimet me mekanizmat e tjerë për zbatim të ligjit”, tha Borovci./Gazeta Sinjali/