image Sezoni i ri, Xhaka i njëjtë, bëhet i ndëshkuari i parë i edicioni të ri dhe regjistron një 'rekord' - Sinjali

Sezoni i ri, Xhaka i njëjtë, bëhet i ndëshkuari i parë i edicioni të ri dhe regjistron një ‘rekord’

news image

Arsenali dhe Crystal Palace janë duke zhvilluar ndeshjen e xhiros hapëse të edicionit 2022-23 në Premier League.

‘Gunners’ janë duke fituar minimalisht pas pjesës së parë, me golin e vetëm të brazilianit Gabriel Martinelli.

I ndëshkuari i parë për sezonin e ri – jo për t’u çuditur – është Granit Xhaka.

Megjithatë, kësaj here jo për ndonjë ndërhyrje të rrezikshme, mirëpo për simulim.

Gjyqtarit nuk i iku kjo gjë nga Graniti i cili u rrëzua në tokë në tentim për ta kaluar mbrojtësin Andersen, por që nuk u prek nga kundërshtari.

E me këtë karton, Xhaka tani ka regjistruar një rekord në Premier League.

Sipas ‘Squawkas’, asnjë lojtar nuk ka marrë më shumë kartonë të verdhë në Premier League që nga fillimi i sezonit 2016/17 se Granit Xhaka (53).

/GazetaSinjaliSport/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: