image Sezoni i ri në Serie A me risi në kalendar

Futboll

Sezoni i ri në Serie A me risi në kalendar

news image

Risi në kalendarin e sezonit 2021/2022 në Serie A. Këshilli i Ligës italiane ka vendosur të bëjë një “revolucion”: Serie A do të ketë një kalendar asimetrik në fazën e dytë.

Formati i ri, i pranishëm edhe në Premier League, Ligue 1 dhe La Liga, do të jetë ndryshe në Itali.

Ndeshjet e kthimit do të jenë të ndryshme nga ato të fazës së parë, sa i përket renditjes dhe përbërjes brenda të njëjtës fazë.

Formula e re do të lejojë një përmirësim në shpërndarjen e ndeshjeve, për të shmangur që çdo problem i pranishëm në ndeshjen e fazës së parë të mos ndikojë në ndeshjet e kthimit.

Vetëm një kriter duhet zbatuar: ndeshja e kthimit mes dy skuadrave mund të luhet jo më herët se tetë javë pasi është luajtur sfida e parë.

Kalendari i sezonit 2021/2022 në Serie A, do të zbulohet më 14 korrik. /Gazeta Sinjali Sporti/