image "S’është koha për jetë nate, pandemia ende nuk ka përfunduar"

Botë

Botë/ “S’është koha për jetë nate, pandemia ende nuk ka përfunduar”

news image

Italia ruajti paksa ecurinë e një dite më parë duke raportuar 665 raste të reja dhe 161 jetë të humbura nga pandemia koronavirus.

Bilanci total i të prekurve shkoi në 227 mijë dhe ai i viktimave në 32 mijë e 330. Rihapja e mëtejshme e ekonomisë dhe rifitimi i lirive të humbura nga emergjenca shëndetësore ka rritur frikën e autoriteteve në vendin fqinj për një shtim të rasteve.

Këtë shqetësim e konfirmoi dhe kryeministri, Giuseppe Conte, i cili lëshoi një thirrje ndaj qytetarëve.

“Ju falenderoj, por nuk ka përfunduar akoma. Të jemi të qartë, nuk është koha për festa dhe për rikthimin e jetës së natës, në të kundërt kurba do të rritet”, u shpreh Conte./Gazeta Sinjali/