image "S'është etike të mos votohen gjërat e mira"/ Kuvendari i VV-së në Prizren: Edhe po të kishim qenë të gjithë, marrëveshja s'do kalonte

Politikë

“S’është etike të mos votohen gjërat e mira”/ Kuvendari i VV-së në Prizren: Edhe po të kishim qenë të gjithë, marrëveshja s’do kalonte

news image

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, foli sot për mungesën e asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në seancën në të cilën u hodh në votim marrëveshjes mes kësaj komune dhe Bankës Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim.

I pari i Prizrenit u shpreh i befasuar me mungesën e këshilltarëve të VV-së dhe tha se nuk është etike të mos votohen gjërat që janë për të mirën e Prizrenit dhe qytetarëve të saj.

Por, mungesën e asamblistëve të Vetëvendosjes e ka arsyetuar kuvendari i kësaj partie në Kuvendin e Prizrenit, Ilir Gashi.

Gashi tha se katër këshilltarët e kësaj partie kanë munguar për shkak të problemeve shëndetësore dhe për arsye personale.

“Unë kam qenë prezent në seancë dhe kam votu për marrëveshjen. Kolegët tanë që kanë mungu janë arsyetu çdonjëri prej tyre dhe unë me sa e pashë, ishin arsye të vlefshme dhe tjetra, edhe po të kishin qenë prezentë nuk do të kishin mjaftu votat tona për me e kalu marrëveshjen.”

Sipas tij, kjo marrëveshje nuk do të kalonte edhe nëse në sallë do të ishin të gjithë asamblistët e LVV-së, edhe sikur ata të votonin për, pasi që kjo parti aktualisht ka vetëm shtatë kuvendarë.

Vetëvendosje aktualisht i ka vetëm shtatë asamblistë, tre ishim prezantë, një asambliste ishte te mjeku për shkak se tani e ka kalu koronavirusin. Tjetra ka pas urgjencë familjar, se nuk më takon mua me i arsyetu tash, por kontaktoni me ta direkt. Prej anës teme, unë kam qenë prezent, si zakonisht nuk mungoj kurrë dhe kam votu për, që të kalojë. Por, kemi qenë shumë larg votave, opozita na ka mujtë”, tha Gashi.

“Kemi pas raste të tilla që njeriu ndonjë është edhe i sëmurë. Por, sido që të jetë, unë e kam thënë atë atëditë, cka kom pas. Më tepër nuk kisha dashtë me hy më në këtë temë”, tha Karanfil Haxhillari.

Haxhillari i është drejtuar Haskukës, duke i thënë “turp të qoftë kryetar”, pasi që ky i fundit i akuzoi asamblistët që janë bashkuar me opozitën për t’i bojkotuar të gjitha projektet.

Ai e kishte akuzuar të parin e Prizrenit që nuk po i konsulton asamblistët për asnjë pikë të rendit të ditës që po hidhen për votim në Kuvendin Komunal.

“Turp të qoftë kryetar. Të sulmosh anëtarët e subjektit tënd, pa asnjë fakt, vërtetë është për të ardhur keq. Këta kuvendarë s’i pyete asnjëherë, gjithë pikat e rendit të ditës në Kuvend, janë hedhur pa u konsultuar me grupin e kuvendarëve, kjo akuzë e rëndë, do të trajtohet edhe në organet e partisë”, pati thënë Haxhillari./Gazeta Sinjali/