image Serweri kërkon dokumente për deklaratën e Janjiqit për Grenellin: Do t’i dorëzoj në Departamentin e Drejtësisë - Sinjali

Serweri kërkon dokumente për deklaratën e Janjiqit për Grenellin: Do t’i dorëzoj në Departamentin e Drejtësisë

news image

Eksperti i çështjeve politike, Daniel Serwer, ka kërkuar dokumente që mbështesin pretendimet e analistit serb, Dushan Janjiq se Richard Grenell paguhet për të lobuar për Serbinë.

Serwer ka kërkuar prova për këto pretendime mbi ish-emisarin e ShBA-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, duke thënë se do t’ia dorëzonte Departamentit të Drejtësisë në ShBA.

 “Më dërgoni prova dokumentuese që kjo është e vërtetë dhe unë do t’ia dorëzoj personalisht Departamentit të Drejtësisë”, shkroi Janjiq në Twitter. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: