Eksperti i çështjeve politike, Daniel Serwer, ka kërkuar dokumente që mbështesin pretendimet e analistit serb, Dushan Janjiq se Richard Grenell paguhet për të lobuar për Serbinë.
Serwer ka kërkuar prova për këto pretendime mbi ish-emisarin e ShBA-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, duke thënë se do t’ia dorëzonte Departamentit të Drejtësisë në ShBA.
“Më dërgoni prova dokumentuese që kjo është e vërtetë dhe unë do t’ia dorëzoj personalisht Departamentit të Drejtësisë”, shkroi Janjiq në Twitter. /GazetaSinjali/