image Serwer paralajmëron Vuçiqin: Nëse nuk e njeh Kosovën, do të përballesh me probleme

Botë

Serwer paralajmëron Vuçiqin: Nëse nuk e njeh Kosovën, do të përballesh me probleme

news image

Eksperti nga SHBA për çështjet e Ballkanit, Daniel Serwer, ka një mesazh për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, kjo do ta vendos atë në pozitë të vështirë. Do të ballafaqohet me problemin e vazhdueshëm që anon nga ana nacionaliste dhe kjo do të jetë një pengesë për anëtarësimin e saj në BE”, tha Serwer për Al Jazeera Balkans.

Ai gjithashtu tha se “Vuçiç mund të kërkonte diçka nga Bashkimi Evropian në këmbim, mbase do të kërkonte para nga SHBA, ose ndoshta hyrje më të shpejtë në BE”. /GazetaSinjali/