image Serwer – Bërnabiqit: Nuk keni të drejtë të paguani njerëz për ta destabilizuar shtetin fqinj

Politikë

Serwer – Bërnabiqit: Nuk keni të drejtë të paguani njerëz për ta destabilizuar shtetin fqinj

news image

Eksperti amerikan i sigurisë, Daniel Serwer duke aluduar në barrikadat në veri të vendit ka thënë se askush nuk dyshon në të drejtën e serbëve për të protestuar porse siç ka thënë ai, askush nuk ka të drejtë të bllokojë rrugët, të sulmojë policinë dhe të rrezikojë sigurinë publike.

Serwer ka reaguar pas deklaratave të kryeministres serbe Ana Bërnabiq në lidhje me barrikadat dhe tensionet në veri të Kosovës.

“Askush nuk dyshon në të drejtën e serbëve në Kosovë për të protestuar në mënyrë paqësore, por nuk ka të drejtë të bllokojë rrugët, të sulmojë policinë dhe të rrezikojë sigurinë publike. Dhe nuk ka të drejtë si kryeministër i Serbisë të përdorë njerëzit në listën e pagave të shtetit tuaj për të destabilizuar një shtet fqinj”, ka shkruar ai në Twitter.

/GazetaSinjali/