image Sërish pritje të gjata në Merdar, kaq po presin mërgimtarët - Sinjali

Sërish pritje të gjata në Merdar, kaq po presin mërgimtarët

news image

Mërgimtarët po presin deri në katër orë për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar, njofton Gazeta Sinjali.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, kjo pritje ka krijuar kolonë të gjatë deri në 1400 metra.

Por, pritje të gjata ka edhe në pikat tjera kufitare.

Në pikat e kalimit kufitar Dheu i Bardhë dhe Jarinje, po pritet më shumë se një orë.

Ndërkaq, për të hyrë në Kosovë më së shumti pritje ka në Vermicë dhe në Merdar, ku pritjet janë deri në 15-30 minuta.

Ndërsa, gjendja në vendkalimet tjera është më shpejtë e kalueshme.

Qytetarët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin